Ndiqet në autostradë, shqiptari kapet me 1 kg heroinë.
Një patrullë rrugore e policisë në Itali, pikasi rreth orës 21:30 të së hënës një makinë “Fiat Idea”, ku drejtuesi qëndronte në mënyrë të dyshimtë. Kur u duk se ai ishte gati të bashkëpunonte me policë, u largua me shpejtësi. Ikja u pasua më pas me një ndjekje nga policia, deri sa Fiati doli nga rruga në autostradë. Më pas, i riu braktis makinën dhe ikën në këmbë. Disa të shtëna me armë e frikësuan shqiptarin, derisa përfundoi në pranga. Bëhet fjalë për Dritan Mehmetajn, 28 vjeç, i njohur për policinë për shkelje të ligjit që ka të bëjë me drogërat. Në fakt, në makinën e tij u gjetën 1.17 kg heroinë. Ai u paraqiti agjentëve dokumente sikur ishte rumun, por nga hetimet rezultoi shqiptar me banim në Torino, shkruan “La Stampa”. Tani, 28-vjeçari është në paraburgim për trafik droge dhe falsifikim