Ndjekje për disa orë në det, policia shqiptare dhe Guarda di Finanza bllokojnë skafin e dyshimtë
Operacion i përbashkët midis Policisë Kufitare, Delta Forcë, DVP Vlorë, DVP Fier dhe Guardia di Finanza. Pas disa orë ndjekjesh në ujërat ndërkombëtare dhe në zonën e Sazanit, në bashkëpunim këto struktura kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti lundrues Gomone me dy shtetas shqiptar në bord, i cili po vazhdonte itenerarin e lundrimit të tij nga derdhja e Vjosës, në drejtim të ishullit të Sazanit, e më tej në drejtim të shtetit Italian. Mjeti lundrues është me përmasa 8 m i gjate dhe me dy motorë 250 KF. Gjatë kontrollit paraprak që i është mjetit, nuk është konstatuar ndonje material apo send i kundraligjshëm. Mjeti po shoqërohet nga Delta Force për veprime të mëtejshme proceduriale.