Ndjekje si në filma, arrestohet shqiptari në Itali
Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane nën akuzën e vjedhjes dhe mbajtjes pa leje të armëve. Denis Dema (foto), 27 vjeç, u arrestua në rrugën “Santa Maria Capua Vetere”, gjatë një kontrolli në një makinë “Lancia Lybra”, brenda të cilës ishin dy persona, raportojnë sot mediat lokale. Gjatë paralajmërimit të policisë për të ndaluar, shoferi ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar. Tentativa e arratisjes përfundoi në rrugën “San Tammaro”, kur makina ka përfunduar jashtë rrugës. Dy personat kanë vazhduar përpjekjen për t’u larguar në këmbë, ndërsa u arrestua vetëm njëri prej tyre në një fshat, pikërisht Denis Dema. Policia ka gjetur një sërë mjetesh të vjedhura, përfshirë armë, laptopë, medaljone ari, etj. Armët dhe materialet e gjetur u konfiskuan. Shqiptari u vendos në arrest ndërsa pritet të dalë përpara gjykatës.