Policia britanike ka marrë pjesë në një aksion si nëpër filma. Ata ishin vendosur në ndjekje të një të riu, i cili nën efektin e drogës, ishte duke lëvizur me makinë me një shpejtësi prej 235 km në orë.

I riu është identifikuar si Adrian Osiecki, ishte pa patentë dhe ka përshkruar rreth 21 milje për vetëm 12 minuta shkruajnë mediat.

Në videon e publikuar, shihet se si makina Mercedes, ishte duke bërë manovra të rrezikshme në autostradë, e në përpjekje për të shmangur policët është përplasur me një rreth-rrotullim.

Për fat të mirë nga incidenti nuk u lëndua askush, por gjatë kontrollit të policisë në mjet, rezultoi se kishte lloje të ndryshme dogrash. I riu për këtë, është dënuar me 18 muaj burg si dhe i janë konfiskuar patenta.

 

Artikulli paraprakCOVID-19/ MSH: REKORD VIKTIMASH NGA VIRUSI NË VEND, JA SA RASTE TË REJA JANË REGJISTRUAR GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërCOVID-19 NË GREQI, 24 VIKTIMA DHE 1,100 TË INFEKTUAR GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT