Statusi i plotë i Ndocajt në rrjetet sociale:
“GEGOFOBIA META, NIS ME BERISHËN, HAKLAJ DERI TE NDOCAJ ILIR META SI BERIA E STALINIT. RADHËN E KA VJEN RAMA Lufta e Metës ndaj politikanëve e veçmas ndaj atyre që vijnë nga veriu nuk ka nisur sot me mua por fillimfillesa ishte vite më parë, me arrestime, burgime, masakra, tortura deri kanibale, i ngjashëm me shefin e Policisë sekrete të Stalinit, i cili quhej Beria. Me të drejtë Meta, duhet të quhet Inkuzatori i fjalës së lirë me fillimblerjen e mediave që kur ishte kryeministër e cila pasohet me arrestimin e ish-Presidentit, liderit të PD-së, Z. Berisha në ora 11:00 të natës sapo del nga zyra, por u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të bërë të mundur lirimin e tij. Hapat e ndërmarra nga Meta-kryeministër, vazhduan me Tropojën ku sipas tij ishin militantët e Berishës, ndaj duhej terrorizuar e goditur. Protestat në Tropojë në vitin 2000, sikudo në Shqipëri ishin paqësore, demokratike e jetike, por duhej goditur verbërisht vetëm Tropoja e Berishës. U gjet pikërisht data 28 Nëntor 2000 dita e Flamurit të përgjakej Tropoja duke hedhur granata mbi demostruesit ku mbeti i vrarë kryeprotestuesi Syl Lusha dhe kjo masakër shoqërohet me shpërblimin e policëve që kryen krimin. Vazhdimësia e kësaj vjen me prangosjen(rrëmbim personi) në familje kryetarin e PD-së Tropojë Z. Azgan Haklaj, njëkohësisht i zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak Tropojë e n/kryetar i Qarkut Kukës. Ajo çfarë e bën veprën Meta, çnjerëzore është djegia në trup e cigareve, shkulja e thonjëve me pinca, por kanibalizmi arrin kundra traditës shqiptare me shkuljen e thonjëve edhe bashkëshortes e gjuajtja si top llastiku e vajzës vetëm dy vjeçe, akt ky i kryer nga Policia e Metës. Nuk mjafton as kjo, pasi Haklaj bëhet deputet nga burgu me votë plebishitare, vazhdoi përpjekja për ta blerë nga emisarët e vet, që kulmon me sulmin e shtëpisë me C4, duke mbetur e vrarë gazetarja Shote Haklaj, i pari i këtij lloj në Shqipëri deri në atë kohë. Por tashmë nuk na qënka Tropoja “armike e kombit” me vitalitetin e forcën e tyre Intelektuale, por radha vjen në Shkoder në djepin e kulturës shqiptare e Lezhën e historisë. E vazhdoi me Tomë Doshin e Mhill Fufi, tashmë e ka me Eduart Ndocaj. Unë jam krejt i sigurtë se do ta sfidoj këtë perandor tashmë të kalbur duke shpëtuar Edi Ramën pasi Beria(Meta) e kishte në shënjestrën e radhës.”
/ Star Plus TV /