24 parti politike parlamentare dhe joparlamentare u bënë bashkë në një tryeze dialogu të quajtur Harku Opozitar Euroatlantik.Pjesë e këtij takimi i cili drejtohej nga Lulzim Basha, ishte dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj njeherazi kryetar i Bashkimit Demokristjan Shqiptar.Në fjalen e tij në këtë tryeze, Ndocaj vuri theksin tek kodi zgjedhor sipas të cilit aleanca Rama-Berisha e nisur vite më parë është rinovuar për të vijuar me të njëjtin sistem, duke privuar nga vota emigrantet.

Gjatë këtij takimi Eduart Ndocaj vuri theksin dhe tek situata aktuale në vend, sipas të cilit krimi dhe korrupsioni është bërë njësh me pushtetin e Edi Ramës në të gjitha dikasteret.
Partitë e Harkut Opozitar Euroatlantik shprehen në një deklaratë të përbashket, të shqetësuar për mosavancimin e procesit të Reformës Zgjedhore.

Të detyruar nga Kushtetuta dhe nga Gjykata Kushtetuese për t’u mundësuar shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e votës kërkohet që me urgjencë dhe pa humbur kohë: Të hartohet dhe miratohet një paketë e plotë reformash ligjore e institucionale për të korrigjuar ndërhyrjet e rënda të ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008, të cilat i mohuan të drejtën shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre”, thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakBOÇI: RAMA ARMIKU YNË, TË GJITHË NË PROTESTË
Artikulli tjetërDEPUTETI ÇELA PRET NËNKAMPIONIN E EUROPËS MULLISI