Një kolumbian shpiku rrëmbimin e tij të paqenë për të mos u martuar, njoftoi media vendase. Miqtë e 55-vjeçarit informuan policinë në lidhje me rrëmbimin e tij të dyshuar në qytetin Pitalito, në jug të Kolumbisë, fundjavën e kaluar.
Ata thanë se dy burra të armatosur kishin rrëmbyen dhëndrin disa orë para dasmës së tij. “Policia nisi një operacion që çoi në gjetjen e dhëndrit në një shtëpi që i përkiste një të afërmi”, tha një zëdhënës i policisë.
“Miqtë që raportuan rrëmbimin thanë se kishin gënjyer dhe se donin të ndihmonin burrin, i cili nuk donte më të martohej”, raportoi e përditshmja kolumbiane ”El Tiempo”.
Ishte hera e dytë që burri kishte falsifikuar rrëmbimin e tij për të shmangur martesat. Ai tani mund të përballet me kallëzim penal.