Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja është nxjerrë nga kolegët dhe Garda dhe është transportuar me ambulancë në Spital.

Gështenja ndodhej në seancë, por me sa duket ka shfaqur probleme shëndetësore, çka e ka detyruar të largohet për në urgjencë.

Sipas informacioneve të para dyshohet se Gështenja ka pasur probleme me hernien.

Gështenja hipën në ambulancë i shoqëruar nga kolegë dhe punonjës të Gardës.

Artikulli paraprakBIEN RESHJET E PARA TË DËBORËS, PAMJET NGA RRUGA HANI I HOTIT- VERMOSH
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT/ MINISTRI I BRENDSHËM PREZANTON EMRAT E 12 DREJTUESVE NË QARQE