Një lopë e famshme u bë sensacion në Bangladesh pasi u emërua si më e vogla në planet.
Rani vetëm 50 centimetra, u bë e famshme në internet duke bërë që mijëra njerëz të shkojnë ta vizitojnë pasi nuk kishin parrë kurrë një lopë të tillë. Por menjëherë pasi pronarët e saj aplikuan në Guinness, ajo papritmas ngordhi.
Pronari i lopës dyvjeçare Kazi Mohammad Abu Sufian tha se mori një email të hënën nga Guinness ku thuhej se aplikimi i Rani ishte pranuar, edhe pse ajo nuk ekzistonte më.
Një deklaratë në faqen e internetit të Guinness konfirmoi statusin e lopës në miniaturë Bhutti, duke mposhtur një lopë indiane të quajtur Manikyam që ishte 61 centimetra.