Një skandal i vërtetë po ndodh në portin e Durrësit. Më saktë tek porti i vjetër dhe i ri i peshkimit.
Deti në këtë zonë është ndotur me vajra dhe karburante. Ky port administrohet nga Ministria e Bujqësisë, por siç duket ai është lënë pas dore.
Sektori i krimeve pranë Drejtorisë së Kufirit ka nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes dhe përgjegjësve për këtë skandal.