Ndotjen e ajrit në Shkodër dhe tejkalimin e normave ndërkombëtare e konfirmon edhe universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Pas raportit të drejtorisë rajonale të mjedisit që tregon për ndotjen e ajrit, profesor Mahir Hoti tregon se kryesisht vjen nga trafiku i makinave. Profesor Mahir Hoti thotë se ka një trend në rritje të ndotjes së ajrit ndërsa ndikim kanë edhe pluhurat apo djegia e mbeturinave. Ndotja e ajrit në Shkodër mbi normat e lejuara, sjell edhe probleme shëndetësore tek qytetarët. Institucionet përgjegjëse për mjedisin ende nuk kanë kapacitetet për të bërë aq sa duhet në mënyrë që të ndalet ndotja e ajrit e cila në vetëm pak vite mund të ketë pasoja të rënda edhe në Shkodër.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA KA GATI FANELLAT E REJA, SHQIPONJA I LË VENDIN ROMBEVE
Artikulli tjetërPESHKIMI, GJUETIA E PALIGJSHME DREJT HARRESËS