Rreth 18 mijë persona vdesin çdo ditë nga ndotja në të gjithë botën dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë rreth 6.5 milion njerëz që humbin jetën çdo vit, kjo më shumë se HIV/AIDS, aksidente rrugore dhe tuberkulozu të bëra së bashku.
Sipas Forumi Botëror Ekonomik rajoni i Ballkani rezulton si prej hapësirave gjeografike me ajrin ndër më të ndotur në botë. Shqipëria renditet e 5-ta, duke lënë pas dhe Kinën në vendin e 6-të, që njihet për problematikën e saj me ajrin e ndotur, ndërsa në krye të listës qëndron Gjerogjia. Janë rreth 171.4 vdekje për 100.000 banorë, të llograritur në Shqipëri si pasojë e ajërit të ndotur. Në listën e 10 vendeve më të ndotura janë: Serbia, Rumania, Ukraina, Sierra Leone, Kina, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Koreja e Veriut, Gjeorgjia.