Çdo vend pretendon se kryeqyteti i tij është më i miri nga më të mirët (siç duhet të jetë realisht). Por a do të thotë kjo se kryeqytetet më të vizituara janë më të mirat? Absolutisht jo.

Portali “Far & Wide” ka analizuar çdo kryeqytet evropian bazuar në indeksin e krimit, çmimin mesatar të hotel evedhe mënyrën e jetesës së banorëve të tij.

Udhëtarët duan akomodim të lirë dhe kriminalitet të ulët, dhe kjo është mëse e qartë.

Por portali ka marrë në konsideratë edhe cilësinë e ajrit në kryeqytetet evropiane, ku Tirana rënditet mes më të këqijave. Nga 47 kryeqytete të studiuara, kryeqyteti shqiptar rënditet i 46-ti

“Tirana është një nga qytetet më të ndotura në botë për nga cilësia e ajrit. Thjesht pastroni ajrin dhe më shumë njerëz mund të dëshirojnë të zbulojnë anën e mirë të Shqipërisë.

Në fakt, ky është në të vërtetë një vend i mirë për udhëtarët mijëvjeçarë që kërkojnë përvoja të reja, njerëz miqësorë dhe një jetë nate që rivalizon Las Vegas – nga të cilat Tirana ofron me majë”, shkruan portali në pjesën për kryeqytetin shqiptar ku shton se mesatarja e një nate në hotel është rreth 76 dollarë.

Vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pretendon se, “pyjet orbitale” që ka mbjellë nëpër kryeqytet e kanë rritur cilësinë e ajrit, por një vështrim nga sipër i kryeqytetit tregon qartë situatën e rëndë.

Ndërkohë, sipas një raporti të publikuar nga BBC, referuar Agjencisë së Mjedisit në BE, një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit.

* Portali “Far and Wide”, pjesë e “Granite Media”, me seli në San Francisco, SHBA, është një media online e fokusuar te turizmi dhe udhëtimet. Me rreth 2.5 milionë vizitorë mujorë, ky portal synon të nxisë te njerëzit dëshirën e njerëzve për të udhëtuar dhe për të përfituar sa më shumë prej tyre.

Artikulli paraprakMESDITA ME ALTERNIME KTHJELLIMESH, PASDITE FILLON SHIU! MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërNJOHJA E PENSIONEVE, EMIGRANTËT SHQIPTARË LETËR AUTORITETEVE NË ITALI