Ndotja e lumit Drin, ekspertët: Dëm i pa rikuperueshëm i faunës dhe florës

Ekspertët e mjedisit ndezin sirenat e alarmit për situatën e ndotjes në bregdetin e Shëngjinit dhe lagunat e Kune-Vainit. Drin, i cili përshkon disa qytete deri në deltën e tij në detin Adriatik ka depozituar mbetje urbane, po shkatërron florën dhe faunën e zonës. Imeraj: Kanali i Drinit ngelet një oaz i ndotur nga depozitimet e mbetjeve urbane. Ka ndryshuar florën dhe faunën e ujit dhe pë rrjedhojë është bërë një dëm kolosal për Lagunën e Vainit. Eksperti i mjedisti Zef Imeraj thotë se Bashkia Lezhë duhet të hartojë në mënyrë urgjente një projekt zgjidhjeje të situatës dhe po ashtu të gjenden edhe mënyrat e financimit. Imeraj: Dreni kthehet në normalitet në tre shtylla kryesore; rivitalizimi i shtratit të drinit, rivitalizimi i prurjeve dhe heqja e derdhjes së ujërave të zeza. Ndotja ujërave të Lumit Drin mbetet një problem shqetësues prej vitesh, duke dhënë impakt negativ për turizmin në rajonin e Lezhës.

Artikulli paraprakRADIKALI SHQIPTAR : DOJA TË VRISJA BABAIN SE ËSHTË SPIUN I SHISH
Artikulli tjetërNDALOHET AVOKATI I NJOHUR,KUNDERSHTOI POLICINE