HAPËSIRAT MES PALLATEVE NË SHKODËR, VENDHEDHJE MBETURINASH .

Ne shkoder problemi i mbeturinave eshte prezent thuajse ne cdo cep te qytetit, kete te enjte star+ ka realizuar nje vezhgim ne hapesirat mes pallateve ne zona te ndryshme te qytetit te Shkodres. Ajo qe te bie fillimisht ne sy eshte mungesa totale e kazaneve te mbeturinave, ne keto zona te mbipopulluara dhe ku patjeter duhet te kete pasi duke qene bllok pallatesh edhe numri i banoreve eshte me i madh e per rrjedhoje edhe mbeturinat qe vijne nga konsumi jane me te shumta. Vazhdimisht eshte bere koke turku bashkia e cila duhet te ndermarre masa per venien e kazaneve, mbrojtjen e mjedisit dhe sanksionimin e subjekteve qe ndotin ambjentit e perveq bashkise edhe agjensia rajonale e mjedisit megjithate nisur nga vezhgimi i bere nga star+ dukshem fajtoret e kesaj gjendjeje me shume se cdo institucion vendor apo qendror jane vete komuniteti dhe banoret e ketyre zonave. Nese vete banoret nuk kujdesen per ambjentin rreth banesave te tyre askush nuk mund te kujdeset. Ka ardhur momenti qe keta banore te sensibilizohen per mbajtjen paster te ambjentit ku jetojne dhe per me teper te sensibilizohen per pasojat e parikuperueshme qe sjell kjo ndotje qe ato shkaktojne me duart e tyre.

Artikulli paraprak20 VITE PA BANJO PUBLIKE
Artikulli tjetërKUFOMË E PAIDENTIFIKUAR NË LUMIN BUNA