Ministria e Mjedisit kërkon zbatimin e kritereve të reja shtrënguese që penalizojnë makinat e prodhuara para vitit 2000.

Ndërkohë, nga data 1 janar nuk do të mund të imprtotohet asnjë automjet që është prodhuar para vitit 2010 dhe që nuk plotëson standardin evropian “euro 5”. Kjo penalizon jo vetëm qytetarët por edhe importuesit e automjeteve. Të dyja nismat vijnë përmes dy projektvendimeve të hartuara nga Ministria e Mjedisit me qëllim uljen e normave të ndotjes në mjedis. Për makinat e prodhuara para vitit 2000, 1 korriku i vitit të ardhshëm është afati i fundit për instalimin e katalizatorëve dhe uljen e nivelit të ndotjes. Në rast të kundërt, projektvendimi përcakton se automjeti nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe do të ndëlohet lëvizja e saj. Të gjitha këto shpenzime do të mbulohen nga vetë drejtuesit e automjeteve. Nga ana tjetër, në rastet e importit të automjeteve, verifikimi i nivelit të ndotjes do të bëhet në pikat doganore. Në të gjitha rastet kur doganat nuk janë në gjendje të verifikojnë kategorinë e ndotjes së automjetit, verësimi do të bëhet në pikën e kontrollit teknik. Këto dy projektvendime që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm ndikojnë në uljen e ndojtjes së ambientit, por nga ana tjetër janë nja kosto shtesë për të gjithë qytetarët.

Artikulli paraprakTONIGHT – 27.12.2016
Artikulli tjetërGATI NDRYSHIMI LIGJIT PËR TOKAT NË ZONAT MALORE