
Star Plus ka trajtuar disa herë problematikën e ndotjes së mjedisit si shkak i depozitimit të mbetjeve inerte dhe urbane në zona të ndryshme të qytetit. Në një prej pikave që së fundmi po përdoret për depozitimin e mbetjeve, pranë urës së fshatit Bardhaj banorët kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë nga bashkia Shkodër, pasi ky fenomen do të dëmtojë argjinaturën e lumit Kir por edhe do shtojë ndotjen në zonën e banuar. Ata kërkojë që personat përgjegjës të ndëshkohen me gjoba.
Pavarësisht se institucionet kanë lajmëruar shtim të masave ndëshkuese për të gjithë personat që shkaktojnë ndotje të mjedisit, duket se këto masa nuk po japin rezultatet e duhura.