Njësia Ana e Malit është një prej atyre njesive në të cilën u shpërndanë rreth 40 kontinierë për hedhjen e mbeturinave por pa arritur që të japin një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve atje.

Disa herë kreu i njësisë administrative Arben Ceni ka mundësuar pastrimin e zonave të ndryshme por sërish hedhja e mbeturinave që bëhet çdo ditë vështirëson situatën. Ashtu si në pjesën më të madhe të njësivë administrative, edhe në njësinë ana e malit prania e mbeturinave vijon që të jetë një shqetësim për banorët por jo vetëm.

Një situatë problematike është në fshatin oblikë por edhe ne zues. Qoftë nga sasia e madhe që depozitohet aty apo edhe nga neglizhenca ndonjëherë për t’i pastruar në kohën e duhur bën që pamja të mos jetë aspak e denjë për një aks të tillë që lidh dy shtete, shqipërinë dhe malin e zi.

Çdo ditë në atë segment rrugor përshkohen qytetar shqiptar që kalojnë përtej kufirit por edhe qindra shtetas të huaj, nga vende të ndryshme të europës që vijnë drejt shqipërisë. Në këtë mënyrë pamje me të cilën përballen nuk është aspak tërheqëse, përkundrazi jep një imazh negativ që në perballjen e parë.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, PS TAKIM ME TË RINJTË
Artikulli tjetërRAJONI NR.2, BANORËT-SPAHISË: NA MBYTËN MBIFATURIMET!