Inspektoriati shtetëror i mjedisit ka bërë një inspektim në plazhin e Velipojës duke qenë se sezoni turistik po afron gradualisht.

Kryeinspektori Edmond Tërthorja shprehet se plazhi është i ndotur dhe se është detyrë e pushtetit vendor për ta pastruar. Në rast se bashkia Shkodër nuk vepron për pastrimin e plazhit të Velipojës atëherë mund të ketë edhe gjobë nga inspektoriati i mjedisit. Masa duhet të marrin edhe administratorët e njësive të tjera vendore nga ku hidhen mbeturina në lumenj të cilat më pas përfundojnë në grykëderdhjen e Bunës dhe nga aty në pjesën e rërës në plazh. Çështja e mbetjeve në Velipojë po kthehet në një problematik duke qenë se këtë vit po shihet një dukuri e re teksa sasia e mbeturinave që vijnë në grykëderdhjen e Bunës është më e madhe çka tregon se ndotja në njësitë e tjera administrative është e lartë.

Artikulli paraprakFESTA E PASHKËVE, VITI JUBILAR I MËSHIRËS
Artikulli tjetërÇIKLIZËM, LEONARD KOLA TRAJNERI I RI I VLLAZNISË