Pastrimi nga mbetjet mbetet një prej sfidave më të mëdha në këtë sezon turistik por siç duket edhe për vitet më pas. Në ditën botërore të mjedisit disa organizata të shoqërisë civile bashkë me përfaqësues institucionesh u bënë bashkë duke ndërmarrë një aksion pastrimi të mbeturinave në zonën turistike të Shirokës në liqenin e Shkodrës. Aurora Piroviç, biologe dhe aktiviste tregon për këtë nismë.
Aktivistja Piroviç thotë se ndotja po kërcënon drejtpërdrejtë mjedisin dhe shëndetin e njerëzve ndaj kërkohet një ndërgjegjësim më i madh qoftë nga vetë qytetarët por edhe institucionet.
Për disa orë aktivistët pastruan bregun e liqenit në Shirokë si dhe një pjesë të urës së Bunës. Shkodra si një qark i hapur nga Alpet deri në Velipojë vëmendjen kryesore në këtë sezon turistik e ka të përqëndruar tek menaxhimi i mbetjeve që mbetet një sfidë e vështirë.