Ndotje e ujërave portuale në Durrës, nis verifikimi
Një ndotje masive e ujërave të basenit portual është konstatuar ditën e sotme nga peshkatarët e Durrësit. Ata kanë njoftuar autoritetet e Mjedisit portual për situatën e krijuar nga një derdhje e dyshimtë e ujërave të zeza në kalatën lindore të portit, ku ndodhet dhe kalata e peshkimit. Menjëherë inspektorë të Mjedisit dhe Shëndetit Publik kanë nisur hetimet për të zbuluar burimin e kësaj ndotjeje me qëllim marrjen e masave ndaj personave përgjegjës. Paraprakisht dyshohet se ndotja është rezultat i shkarkimeve të paligjshme të ujërave të zeza nga gropat septike të hotelerisë në plazh. Ndërkohë po bashkëpunohet edhe me Ujësjellës Kanalizimet për verifikimin e burimit të kësaj ndotjeje, por inxhinierët e ujësjellësit mohojnë mundësinë e derdhjes së ujërave të zeza nga qyteti në ujërat portuale.