Kjo është ndotja mjedisore që I bëhet qytetit të Shkodrës në mes të ditës.

Pamjet që shihni janë filmuar mesditen e kësaj të marten në zonën e “Zallit të Kirit” në afërsi të lagjes “Ajasem”. Persona të papërgjegjshëm I kanë vënë flakën disa gomave të grumbulluara aty duke ndotur rëndë mjedisin.Edhe pse shtëllunga e tymit ishte kaq e madhe dhe e dukhsme në horizont , asnjë ndërhyrje nuk u bë nga asnjë prej intitucioneve përgjegjëse.Ajo që mbërriti e para ishte policia, ndërsa zjarrëfikësja erdhi 30 minuta me vonesë.Reja e tymit ka mbuluar të gjithë zonën dhe banesat përreth e pavarësisht kësaj askush nuk merr parasysh efektet e dëmshme shëndetësore që mund të shkaktohen nga smoku që prodhon djegia e gomave. Një automjet zjarrëfikës I cili mbërriti derisa situata ishte përkeqësuar si mos arriti që të shuante zjarrin.Në të vërtetë aty nuk rrrezikohej asnjë objekt pasi zona në fjalë është e pabanuar por bizneset dhe shtëpitë e banimit aty për afro një orë kanë mbyllur dyert e dritaret në këto ditë përvëluese.Policia në vendin e ngjarjes nisi hetimet për shkaqet e zjarrit I cili dyshohet se mund të jetë vendosur nga persona të cilët marrin metalet e hekurit që lëshojnë gomat pasi digjen.Dëme nuk ka patur por vetëm ndotje të ambjentit për shkak të djegies së dhjetra gomave.Ky është një alarm I rëndë mjedisor për shkak se të gjithë e thithim këtë oksigjen që më shumë sesa I dëmshëm është një alarm për qytetarët.

Artikulli paraprakSEMINARI NDËRKOMBËTAR, I GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË
Artikulli tjetërVITI I RI ARSIMOR, “OSO KUKA” DHE “TRING SMAJLI” ME PAMJE TË RE