Ndotja masive ne Lagunen e Kune-Vainit ne Shengjin ka ngritur ne kembe Inspektoriatin e Mjedisit ne Lezhe, per te pare ne terren situaten e krijuar pas publikimit ne Star Plus.

Nga ana tij drejtori i inspektoriatit te mjedisit Aleks Dodaj ben me dije se eshte ngritur nje grup pune i cili po merret me shkaqet e ndotjes se lagunes. Ai beri me dije se pas kqyrjes se situates ne terren do te dalin edhe shkaqet e ndotjes.

Ndotja e Lagunes ka errituar edhe banoret e zones te cilet nje dite me pare dolen ne proteste per te kerkuar marrjen e masave nga qeveria. Prej dy vitesh zona e Kune Vainit rrezikon te shkoj drejt nje kenetizimit si shkak i derdhjes se ujerave te zeza ne lagune.

Artikulli paraprakBRAÇE PREZANTON LAMEN TE KADASTRA: ZGJIDHIM PROBLEMET ME PRONAT
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITA “MODELIM JASHTË KORNIZAVE”