Qytetarët nuk mund të presin në pyje as bredhin për vitin e ri.

Edhe pse tradicionalisht një gjë e tillë ka ndodhur vitet e kaluara tashmë për shkak të moratoriumit drejtori i policisë pyjore Mark Ndou shprehet se është e ndaluar prerja e bredhit. Sipas tij bashkitë nuk kanë bërë asnjë studim se ku mund të priteshin bredhat. Ndou duke folur edhe për rezultatet e moratoriumit tha se vetëm muajin e fundit janë 5 makina me dru të sekuestruara. Shefi i policisë pyjore iu kundërpërgjigj drejtorit të zjarrëfikësve në bashkinë Shkodër Ridvan Bushati pas akuzave të këtij të fundit për dështimin për tenderin e drurëve.

Artikulli paraprakRIKTHEHEN AKSIONET PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërFAZA E DYTË PËR ELEMINIMIN E DHELPRËS SË KUQE