Në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër është zhvilluar aktivitetit përmbyllës së këtij viti shkollor. Nëndrejtoresha Valbona Shimaj tregon se angazhimi ka qënë i madh si nga mësueset përkatëse e gjithashtu edhe nga vetë nxënësit. Ky është viti i dytë që realizohet si aktivitet në ambientet e e shkollës 9-vjeçarë “Ndre Mjeda”.
Në këtë aktivitet përmbyllës nëndrejtorja e shkollës tregon edhe klasat pjesëmarrëse dhe performancat e tyre.
Vështirësitë për realizimin e këtij aktiviteti nuk kanë munguar por me ndihmën e mësueseve por edhe të vetë prindërve është arritur të përmbyllet me sukses ky aktivitet dhe vit shkollor.