Ndotja që krijohet nga fabrikat e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore në Lezhë dhe Shëngjin, u bë objekt diskutimi në Parlament.Shqetësimi u ngrit nga Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës Eduard Ndreca, sipas të cilit këto biznese janë kthyer në kërcënim për jeten e banoreve si dhe po demtojnë turizmin.
Ankesat e vazhdueshme të banoreve duhet të merren seriozisht nga institucionet përgjegjëse tha ligjvenësi socialist Eduard Ndreca.
Ndotja nga fabrikat në Lezhë është një problematike e vjeter e ngritur disa here nga banoret që jetojnë përreth tyre, por shqetësimi nuk është marrë në konsideratë dhe situata vijon të mbetet e njëjtë.