Pas shpërthimit me tritol në automjetin e tij, kryetari i PD i Rithemelimit Bernard Ndreca deklaroi se kjo ngjarje kriminale lidhet vetëm me politikën dhe fushatën elektorale. Ndreca tha se nuk ka patur asnjë kërcënim të mëparshëm ndërsa bën thirrje që kjo ngjarje të zbardhet dhe policia të shkëputet nga politika.

Ndërkohë edhe kandidati për kryetar bashkie në Vau Dejës Zef Hila shprehet se shpërthimi me tritol ka lidhje me fushatën elektorale ndërsa i bën thirrje Ministrit të Brendshëm dhe strukturave të tjera policore që ta zbardhin ngjarjen.

Deputetja e PD Greta Bardeli i bën thirrje OSBE ODIHR që të instalohen në qarkun Shkodër gjatë fushatës elektorale për të vëzhguar nga afër këto ngjarje kriminale që sipas saj burojnë nga politika.

Në vendngjarje bashkë me përfaqësuesit politik ishin edhe disa qytetarë të fshatit Paçram për t’u solidarizuar me familjen Ndreca në këtë ngjarje të rëndë kriminale të shpërthimit me tritol.

Artikulli paraprakTRITOL KREUT TË PD VAU DEJËS BERNARD NDRECA
Artikulli tjetërKONFERENCA “SFIDA TË NDËRHYRJES NË AUTIZËM”