Situata e mbetjeve urbane në fshatin Boriç i Madh është e rëndë. Pas publikimit në media sa i përket kësaj problematike ka ardhur edhe reagimi i bashkisë Malësi e Madhe.

Nënkryetari Sytki Ndrecaj thotë se kjo situatë nuk është krijuar vetëm nga mosmenaxhimi i duhur nga bashkia por edhe si pasojë e mungesës së ndërgjegjësimit të banorëve, të cilët hedhin mbetjet kudo në rrugë. Ndrecaj thotë se janë vendosur disa herë kontinierët në atë zonë, por janë dëmtuar nga vetë banorët.

Nënkryetari I bashkisë Malësi e Madhe, shprehet se po punohet për hartimin e një programi të veçantë për të menaxhuar situatën e mbetjeve gjatë sezonit turistik por jo vetëm.
Ndrecaj i bën thirrje banorëve që të ndërgjegjësohen pasi për të mbajtur pastër këtë zonë është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi i tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN 2 SHTETAS, 1 PROCEDOHET PENALISHT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË RAJON, PROJEKT MES 8 SHTETEVE