Lezhën e presin njësërë investimesh të rëndësishme përgjatë vitit 2024.Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, sipas të cilit brenda muajit mars do të nise zbatimi i projektit për kanalizimet e ujerave të zeza, disiplinimin e ujerave të shiut, ujësjellësi i lagjes “Nënë Tereza”, Shëngjinit dhe Gocaj-Kakarriq.
Vitin e ardhshem do të zhbllokohen dhe lejet e ndërtimit dhe taksa e infrasktruktures që do përfitohet prej tyre do të ndikojë pozitivisht në rritjen të ardhurave, thotë Kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Qeveria shqiptare pritet të financoje dhe projektin e rrugës Milot-Ballren, bypasin e Shëngjinit si dhe rrugen Rrilë-Hodrovor-Tale, investime mjaft të rëndësishme për sektorin e turizmit në Bashkinë Lezhë i cili po njoh gjithnjë e më shumë zhvillim gjatë viteve të fundit.