Për katër vite kam bërë më shumë pune se ata që kanë marrë vota për 25-vite në këtë zonë.Kështu u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu gjatë takimi elektoral që zhvilloi me banoret e Tale1, Tale 2 dhe Grykë Lumi në Njesinë Administrative të Shënkollit.Ndreu garantoj vijimin e projekteve në këtë zonë me potencial të jashtëzakonshem turistik dhe bujqësor.

Kandidati Socialist Pjerin Ndreu ftoj banoret që të bëhen pjesë e zhvillimit, duke votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14-majit.

Gjatë këtij takimi elektoral banoret dhanë mbështetjen e tyre për Pjerin Ndreun, për të vijuar rrugëtimin e tij për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Lezhë.

Artikulli paraprakSHKRELI: PAS 14 MAJIT INVESTOJMË NË TË GJITHË HAJMELIN
Artikulli tjetërBECI: FASADAT E PALLATEVE RREZIK PËR BANORËT E “DËRGUTIT”