Brenda këtij viti do të nisë investimi për sistemimin e ujerave të bardha dhe te zeza në Lezhë dhe do ti japë zgjidhje njëherë e mire problemit të përmbytjeve në qytetit.Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, sipas të cilit ujerat e zeza nuk do të derdhen më në Lumin Drin si dhe do të disiplinohen ujerat e shiut, të cilat sjellin përmbytje në qytet sa herë ka reshje me itensitet të lartë.
Projekti i kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza në Lezhë është një investim i KFV gjermane, duke i dhënë zgjidhje problemamin të përmbytjeve në qytet si dhe shmangur ndotjen nga ujerat e zeza të cilat në shumë zona dalin në siperfaqe si dhe derdhen në Lumin Drin.