Me rënien e itensitetit të reshjeve të shiut, situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë është përmiresuar.Uji është tërhequr nga të gjitha zonat ku kishte probleme një ditë më parë, ndërsa niveli i lumit Drin, përrenjeve e kanaleve kulluese ka rënë.Që prej oreve të para të mëngjesit të së premtes, punonjësit e Shërbimeve Publike të Bashkisë Lezhë, kanë nisur punen pastrimin e baltes dhe inerteve në zonat e përmbytura.

Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, thotë se situata ka qenë e menaxhueshme dhe falë angazhimit të strukturave në terren, janë shmangur shumë problematika.

Shume shpejt në Lezhë do të nisë investimi për kanalizimet e ujerave të bardha dhe të zeza, çka do ti japë zgjidhje njëherë e mire problemit të përmbytjeve në qytet bën të ditur Ndreu.

Pavarësisht përmiresimit të situatës proçesi mësimor vijon të jetë i pezulluar në shkollat ku kishte probleme, ndërsa 5 familjet e evakuara janë rikthyer në banesat e tyre.

 

Artikulli paraprakBASHKITË KËRKOJNË FONDE PËR PËRBALLIMIN E SITUATËS
Artikulli tjetërPËRMBYTJA, DËME TË SHUMTA NË TREGUN E LEZHËS