Situata e vështire e krijuar nga zjarri i kësaj vere në zonen turistike të Shëngjinit u bë objekt diskutimesh në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Lezhës.Këshilltaret e opozitës akuzuan strukturat vendore dhe qëndrore për mosnderhyrje në kohë, duke bërë që zjarri të dalë jashtë kontrolli dhe të shkaktojë dëme të shumta në Shëngjin, në pikun e sezonit turistik.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se zjarri në Shëngjin ka qenë i qëllimshem dhe pavarësisht problemeve në logjistikë, reagimi i strukturave ka qenë i menjëhershem, por era e fortë favorizoi përhapjen e flakeve.

Zjarret e fund korrikut dhe fillim gushtit shkaktuan dëme të shumta në pyje dhe pronen e qytetareve në Shëngjin, ndërsa pavarësisht veprimeve hetimore të kryera policia nuk ka arritur të identifikojë zjarrvënësit.

Artikulli paraprak“‘AIR ALBANIA-N’ E DUAM PLOT”/ SEFERI E HOXHA VLERËSOJNË UKRAINËN DHE GJEORGJINË: DUAM VENDIN E PARË NË GRUP
Artikulli tjetërSHUHET ZJARRI NË BJESHKËT E MIRDITËS