Bashkia Shkodër është bërë përfituese e një fondi prej 50 milion lekësh të reja për ndriçimin rrugor si një nga 4 bashkitë pilot fituese të projektit financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO. Në një intervistë dhënë për mediat për nisjen e punimeve për këtë projekt, përgjegjësi i ndriçimit në bashkinë Shkodër Altin Salihi tregon se cila janë përfitimet nga ndriçimi i ri LED.

Përgjegjësi Salihi tregoi edhe akset rrugore se ku do të ndërhyhet për vendosjen e ndriçimit LED në Shkodër.

Në këto 11 rrugë në qendër të qytetit të Shkodrës që përfshihen nga ndriçimi LED, investimi pritet që të përfundojë brenda 8 muajsh. Ndriçimi aktual që do të zëvëndësohet dhe do të bëhët me ndriçim LED, përvec kursimit të energjisë elektrike, është edhe një teknologji më miqësore me mjedisin.

Artikulli paraprakRAMUSH HARADINAJ TAKIM ‘KOKË MË KOKË’ ME RAMËN NË TIRANË: BALLAFAQIM VËLLAZËROR, FOLËM PËR SFIDAT E KOSOVËS DHE DIALOGUT
Artikulli tjetërCENIMI I SIGURISË NË RRËSHEN