Bashkia Shkodër ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Shkodër, Zef Gjergji, për mungesën e ndriçimit në Unazën Lindore të qytetit të Shkodrës.

Sipas Altin Salihit, përgjegjës i sektorit të ndriçimit pranë Bashksië Shkodër, bashkia ka patur një shkresë nga Drejtoria e Rajonit Verior të ARRSH në vitit 2016, ndërsa bashkia e ka refuzuar dorëzimin, duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave nga ana e ARRSH, megjithatë deri më sot nuk ka patur një përgjigje zyrtare nga kjo e fundit.

Salihi shprehet se Bashkia Shkodër është e gatshme të marrë në dorëzim objektin, për t’i dhënë fund problematikave për qytetarët, përderisa sipas tij bashkia nuk mund të paguaj faturat e energjjisë që janë në emrin e ARRSH.

Unaza lindore e qytetit të Shkodrës prej një viti e gjysëm vazhdon të jetë në errësirë, duke u kthyer në shqetësim për qytetarët e Shkodrës.

Pavarësisht se sipas përgjegjësit të sektorit të mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Rajonit Verior, Zef Gjergji, faturat janë paguar në 2017-ën, një problem i tillë nuk po merrë zgjidhje.

Artikulli paraprakGRABITJA NË DAJÇ, AUTORI I GRABITJES PRANON KRIMIN
Artikulli tjetërSË BASHKU, NJË SY PËR MJEDISIN”