Qyteti i Shkodrës, si një nga qytetet me traditën më të lashtë sa i takon përdorimit të biçikletës, vijon të organizojë aktivitete që në focus kanë të mirat që vinë nga përdorimi i këtij mjeti lëvizës.

Pasditën e djeshme “CELIM Shqipëri” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën Rinore “Arka” organizuan eventin “Ndriçohem më pak”. Ky projekt kishte në qendër të vëmëndjës përdorimin e biçikletës dhe kursimin e energjisë. Të rinj me biçikleta mbërriten rreth orës 18:00 para Bashkisë së Shkodrës ku u bë një ndalesë e shkurtër, u fikën dritat dhe në qiell u lëshuan balona të vogla që kishin si simbol kursimin e energjisë elektrike. Pas kësaj ndalese të rinjtë me biçikleta u zhvendosen tek Qendra Rinore “Arka”, ku u shkëmbyen ide për kursimin e energjisë, u lexuan poezi dhe përralla për fëmijë dhe festë finale me muzike akustike dhe degustim të prodhimeve tipike shqiptare, gjithçka nën dritën e qirinjve. Duhet theksuar se oraganizimi i aktiviteteve të tilla ndërgjegjëson individët, sidomos të rinjtë në përdorimin sa më të madh të biçikletës dhe kursimin e energjisë elektrike.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKJA ADEMI PRET UNIONIN E GAZETARËVE SHQIPTAR
Artikulli tjetërKRYEKOMUNARI I ULQINIT: SITUATA POLITIKE E DESTABILIZUAR