Një lajm i mirë për të gjitha Kombëtaret që do marrin pjesë në Botërorin e Katarit, ka ardhur këtë pasdite.

Sipas vendimit më të fundit të FIFA-s, numri i lojtarëve të thirrur nga Përfaqësueset është rritur nga 23 në 26.

Shkak është bërë impenjimi i tepërt i futbollistëve gjatë vitit futbollistik, teksa jo vetëm që u panë në fushë gjatë gjithë edicionit, por iu desh edhe të japin kontributin e tyre në Nations League, në qershor.

Jo vetëm ky ndryshim. Lista e zëvendësuesve do kalojë nga 35 në 55 lojtarë. Botërori i Katarit do të marrë jetë me 21 nëntor dhe do përfundojë me 18 dhjetor.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE ME TË GJITHA MJETET NË TERREN, 683 PATENTA TË PEZULLUARA NË NJË JAVË PËR SHPEJTËSI TEJ NORMAVE
Artikulli tjetërBE VENDOS T’I JAPË STATUSIN KANDIDAT UKRAINËS DHE MOLDAVISË