Ditët e fundit dy prej drejtorive kanë ndryshuar drejtuesit e tyre. Kështu ndryshim ka pësuar drejtoria rajonale e shëndetit publik dhe shtëpia e të moshuarve në qytetin e Shkodrës. Amela Bushati e cila u emërua në fund të tetorit të 2013-ës si drejtore e shëndetit publik pas një periudhe më pak se dy-vjeçare në atë post largohet për t’i lënë vendin Arbër Metit.

Bushati nga burime pranë DSHP-së mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga ky post duke i hapur rrugë kështu drejtorit të ri. Gjatë këtyre thuajse dy viteve ish-drejtorja Bushati kishte jo pak volum pune për shkak edhe të ndryshimeve që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Arbër Meti që do ta zëvendësojë në këtë post vjen nga fusha e mjekësisë teksa në vitin 2009 është diplomuar në universitetin e Tiranës në fakultetin e shkencave mjekësore teknike. Megjithatë duhet parë se përsa kohë do të qëndrojë në këtë post duke qenë se tashmë me reformën e re territoriale drejtoria e shëndetit publik pritet që të jetë në varësi të Bashkisë Shkodër dhe jo më të Ministrisë së Shëndetësisë. Si e tillë kryetarja e re Voltana Ademi pritet që të rishohë të gjithë pozicionet drejtuese por edhe një pjesë të stafit që janë në varësi të pushtetit vendor tashmë. Nga ana tjetër në shtëpinë e të moshuarve po ashtu ka një ndryshim të momentit. Për shkak të një raporte të Vildana Gushtës që drejton prej 8 vitesh këtë institucion është komanduar në atë post Edmond Emini, i cili edhe më parë ka drejtuar shtëpinë e të moshuarve. Ende kjo lëvizje nuk është përfundimtare sepse pas përfundimit të raportës Gushta do të rikthehet në pozicionin e saj për të parë se çfarë do të ndodh në të ardhmen.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE RRUGEN SHKODER- VELIPOJE
Artikulli tjetërSHTËPIA E LORO BORIÇIT NË MËSHIRË TË NDRYSHIMEVE LIGJORE