Prej disa ditësh ka nisur rinovimi I lejeve të peshkimit në liqenin e Shkodrës për vitin 2025. Menaxheri I Organizatës së Menaxhim – Peshkimit në Shkodër, Arjan Çinari tregon se këtë vit ka disa ndryshime ligjore të cilat penalizojnë disa subjekte për rinovimin e lejes.

Çinari ka edhe një thirrje dhe ftesë për bashkëpunim për të gjithë peshkatarët e liçensuar në liqenin e Shkodrës.

Afati për rinovimin e lejeve të peshkimit në liqenin e Shkodrës është I hapur deri në 31 dhjetor, ndaj të gjithë peshkatarët që duan të vijojnë aktivitetin në 2025 duhet të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm brenda këtij harku kohor. Deri më tani janë rreth 200 leje peshkimi të cilat pritet të rinovohen.

Artikulli paraprakKURBIN, LËVIZTE ME THIKË NË QYTET DUKE KRIJUAR PANIK TEK QYTETARËT, ARRESTOHET 43-VJEÇARI
Artikulli tjetërBORA, ARRSH: RRUGËT E HAPURA POR KUJDES