Autoriteti kombëtar i ushqimit në Shkodër, pasi i mbijetoi valës së arrestimeve, për fabrikën e fallsifikimit të pijeve, tashmë është përfshirë nga ndryshimet në drejtuesit e këtij institucioni.

Burime pranë AKU bëjnë më dije se Drejtoresha e këtij institucioni Jetmira Kozmaj, është dorehequr nga ky pozicion. E kontaktuar me telefon, Kozmaj ka pranuar doreheqjen, por ajo ka deklaruar se doreheqjen e ka kerkuar ajo vete për shkak të kushteve shendetesore. Sipas burimeve pritet që në vend të Kozmaj të emërohet Vilson Masmalaj, kandidat për deputet i PS në zgjedhjet e 2017.

Tashmë në kulmin e aksioneve, AKU në Shkodër përfshihet nga ndryshimet, në një drejtues që është jo më i lëvizjes socialiste per integrim por i selisë rozë në Shkodër. AKU, pas emerimit te ministrit te ri të bujqesise eshte ne reformim të plotë, reformë kjo e cila tashme prek edhe Shkodrën

Artikulli paraprakHABILAJT DHE DROGA, BASHA: DREJTËSIA PO VONON. TAHIRI, NEGOCIATË ME RAMËN
Artikulli tjetërPROKURORIA KËRKON ARRESTIMIN E SAIMIR TAHIRIT