Se bashku me vjeshtën duket se kane mbërritur edhe ndryshimet ne institucionet e Shkodrës. Pas zyrtarizimit te drejtoreshës se komanduar te spitalit te Shkodrës, duket se radha ka qene e institucionit te Hipotekës, i cili ne një periudhe te shkurtër ka qene serish pjese e ndryshimeve te drejtuesve te ketij institucioni, ku ne dy vite,

shkon ne tre numri i drejtoreve te emërtuar ne krye te institucioni tepër te rëndësishem ne Shkodër, qe lidhet me pasurinë e patundeshme te banoreve te Qarkut te Shkodrës.Burime pranë këtij institucioni, bëjnë me dije, se është larguar nga pozicioni, drejtori i hipotekës ne Shkodër, Ilir Niklekaj, i cili zëvendësoi Orest Vuçajn, vetëm pak muaj me pare ne këtë institucion, ndërkohe qe tashme ne krye te këtij institucioni, do te jete, ish drejtori i Postes ne Shkodër Shkëlzen Berisha. Berisha vjen ne këtë detyre, pas një përvoje te gjate, ne degën e Postes Shqiptare, i cili është nje institucion i cili lidhet drejtpërdrejte me shërbimin ndaj qytetareve, dhe kjo duket se shtyre, drejtuesit e Drejtorisë se Përgjithshme, qe zoti Berisha te jete drejtues ne nje institucion te tille, per vete problematiken qe shpesh ka pasur jo vetëm me rralle por edhe shërbim ndaj qytetareve ne këtë institucion, tepër te rëndësishëm për pronat e shkodraneve. Megjithatë tashme pritet qe te caktohet edhe drejtuesi I ri I postes shqiptare ne Shkodër, qe do te pasoje zotin Berisha ne këtë institucion.

Artikulli paraprakPALOKA: PD NË QENDËR FYERJE TË PAPRANUESHME, S’KA PËRÇARJE
Artikulli tjetërÇULIQ: PROTESTAT NË MAL TE ZI, SHKAKTARE POLITIKA RUSE