Presidentët e klubeve të Superiores janë mbledhur në një takim për të vendosur formatin e ri të Superiores që mund të startojë nga sezoni 2024-25. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tregoi se përse po bëhen këto ndryshime dhe cilat janë opsionet që propozohen.

“Objektivi për këtë propozim ose të propozojmë me më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar, për t’i dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv. Për këtë departamenti i garave, përveç studimeve që ka bërë në të gjithë kampionatet e Europës, në bashkëpunim me UEFA-n ka nxjerrë disa propozime. Është një bërë një mbledhje në nivel tjetër me drejtuesit e klubeve të Superiores. Bëjmë këtë konsultim, pastaj të marrim një vendim për të ndryshuar diçka në sezonin 2024-25, ose dhe në sezonin e ardhshëm, ose të qëndrojmë kështu siç jemi. Padyshim që skemat e propozuara, që do të ketë më shumë spektatorë në stadium, duke shfrytëzuar dhe “Air Albania”-n, do të jetë më mirë, apo me të ardhura më shumë për klubet dhe me më shumë tifozë. Unë dhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen.

Nga studimet në fakt që kemi bërë dhe nga materiali që kemi përgatitur, janë disa karakteristika pozitive që i kemi ne, diferenca me vendin e parë me të fundit nuk është dhe aq i madh. për të shkuar përpara ne pretendojmë akoma dhe më shumë. Mendohet që të fillohet siç ka qenë me 10 skuadra, me tre ose katër faza dhe pastaj ose të ketë një finale me katër skuadra në skema të ndryshme, ose ndarje me “play off”, kryesisht këto ndeshje të luhen në “Air Albania”. Këto ndeshje të kthehen derbi jo vetëm Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera”, u shpreh Duka.

Departamenti i Garave në UEFA ka propozuar 4 opsione, ku në opsionin e parë kemi atë që quhet “Final 4”, 4 ekipet e renditura të para pas përfundimit të kampionatit do të zhvillojnë një fazë “Play Out” të quajtur “Final 4” për të përcaktuar ekipin kampion. Ky opsion propozohet për ta bërë garën më emocionuese dhe sfiduese.

Varianti i Parë- Kemi ndeshjet me 1 takim, domethënë nga vendi i parë në të katërt do të zhvillojnë 2 gjysmëfinale plus finalen që do të zhvillohet në “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të “Play Off-it”, ndërsa ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane do të përcaktohen me renditjen e rregullt të sezonit, siç mbaroj sezoni aktual, i pari shkon në Champions League dhe të tjerat shkojnë në Konferencë Ligë.

Varianti i Dytë- Kemi ndeshjet me një takim, përsëri kemi dy gjysmëfinale dhe finale. Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të renditjes së rregullt të sezonit ndërsa ekipi fitues i “Play Off-it” Final 4 është pjesëmarrës në raundin e parë të Champions League ndërsa 3 ekipet e tjera janë pjesëmarrëse në Konferencë Ligë.

Varianti i Tretë- Vendi i parë shkon në finale ndërsa vendi i dytë dhe i tretë bëjnë gjysmëfinale për tu ndeshur me ekipin e vendit të parë, ndeshjet luhen në “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet përmes “Play Off-it” ndërsa ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane do të përcaktohen përmes renditjes së rregullt të sezonit siç jemi aktualisht.

Varianti i Katërt- Kemi ndeshje me dy takime, dy gjysmëfinale plus finale. Gjysmëfinalet do të luhen në secilin prej stadiumeve të ekipit pritës, në rastin e një ekipi x me y të dyja ndeshjet do të zhvillohen tek ekipi X ndërsa finalja e madhe në stadiumin “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të renditjes së rregullt të sezonit, në momentin që mbaron sezoni 36 javë ekipi X në rast që ka dalë kampion është përsëri ai që do të marrë pjesë në kompeticionet europiane.

Varianti i Pestë- Ndeshjet do të zhvillohen në sistemin “Robin”, 4 ekipeve u zerohen pikët ku do të zhvillohen 3 ndeshje për secilin ekip në një hapësirë kohore prej 10 ditësh. “Play Off” do të përcaktojë renditjen përfundimtare nga vendi i parë në të katërt. Gjithashtu ekipi kampion në këtë sistem shkon në Kupat e Europës ku do të përcaktohen sipas kësaj “Mini-Lige”.

Artikulli paraprakZBULOHET PARCELA ME KANABIS NË MALËSI TË MADHE, 3 TË ARRESTUAR, 1 NË KËRKIM. ASGJËSOHEN 161 RRËNJË DROGE
Artikulli tjetërESCOBAR: KURTI DUHET TË BINDET PAK MË SHUMË! TË PËRMBUSHË KËRKESAT E BE-SË DHE SHBA-SË