Enkelejda Muçaj është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Vendimi është publikuar në faqen online të Kryeministrisë.

V E N D I M
PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Artikulli paraprakMBYLLEN SHKOLLAT DHE BIZNESET, NDALOHET LËVIZJA/ KUSH ËSHTË VENDI I PARË NË EUROPË QË RIKTHEN LOCKDOWN PËR 1 MUAJ
Artikulli tjetërPËRMBYTJET SHKATËRRUESE NË INDI DHE NEPAL, MBI 150 PERSONA HUMBËN JETËN, DHJETËRA TË ZHDUKUR