Dy ndryshime në rang komisariatesh janë konfirmuar sot strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.
Raportohet se në Lezhë ka shkuar shef komisariati Agim Hoxha i cili do të zëvendësojë Behar Cakën, pasi ky i fundit është transferuar në DPPSh
Sakaq, në Lushnje është vendosur shef komisariati Edmond Pjetri në vend të Agim Bashës që ka shkuar në Akademinë e Policisë.