Vijon debati në mbledhjen e përbashkët të komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit për kërkesën e PD për ndryshime në Kushtetutë dhe shkarkimin e Arta Markut, ndërsa kërkohet që shefi i organit të Akuzës të zgjidhet me 3/5.

Debati në komision PD, Alibeaj: Kërkesa jonë ka 3 çështje:

1. Emërimi i një prokurori të përkohshëm jo politik me 3/5

2. Prokurori të zgjidhet me vetting

3. Mekanizëm zhbllokues për situatën

Gjykatësi kushtetues më i vlerësuar nga vettingu të jetë prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm.

Arsyet pse ne e kërkojmë këtë është vendimi i 18 dhjetorit, ku në shkelje të Kushtetutës u emërua prokurori i Përgjithshëm pa vetting dhe në mënyrë të njëanshme Nazer Seiti u ekstradua, Orest Sota u lirua nga burgu, Saimir Tahirit iu rikthye pasaporta, por edhe shumë cështje të tjera po shkojnë drejt dyshimit pas 18 dhjetorit dhe këtej.

Artikulli paraprakDO T’I SHEMBET SHTËPIA,I RIU HIPËN MBI ÇATI DHE KËRCËNON TË HIDHET
Artikulli tjetërAVOKATI HYSI ‘RRËZON’ SALI BERISHËN: NEZAR SEITI,JO DËSHMITAR I PENDUAR