Akademia Vllaznia ka nisur ndryshimet për sezonin e ri. Kështu, pas largimit të drejtorit Sead Halilagiç dhe emërimit në këtë detyrë të Alban Nezirit, por edhe të Ndriçim Shtubinës në postin e koordinatorit teknik, drejtuesit kanë nisur punën për sezonin e ri edhe për emërimet e trajnerëve. Në fakt, ka patur jo pak ndryshime, duke nisur që nga U-21 e deri tek grupmoshat e tjera me rradhë. Nga sa mësohet nga burime të “Star Plus”, Akademia ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe në drejtimin e ekipeve zinxhirë të Vllaznisë këtë sezon, nuk do të mungojnë edhe emrat që do të drejtojnë për herë të parë në grupmoshat kuqeblu.

Kështu, në sezonin e ri, trajner i ekipit Vllaznia U-21 do të jetë Edmond Doçi, ndërsa tek U-19 pritet të emërohet Elvis Plori. Vitin e ardhshëm pritet të krijohet edhe ekipi i ri i U-18, skuadër që do të drejtohet nga Malvin Meçarovi. Në krye të U-17 do të jetë Arbër Shytani, i cili do të ketë ndihmës Valdano Nimanin, që të dy hyrje të reja në Akademinë Vllaznia. Ndërkohë, në drejtim të U-16 pritet të vendoset Denis Zmijani, ndërsa tek U-15 Amarildo Belisha.

Ekipi i U-14 pritet të drejtohet nga Ersi Çaku, ndërsa U-13 nga Haris Dalipi. Ndërkohë, tek dy grupmoshat e vogla, U-11 dhe U-9, do të jenë përkatësisht Safet Osja dhe Luan Zmijani. Të gjitha këta emra kanë patur bisedime konkrete me drejtuesit dhe tashmë, mbetet vetëm zyrtarizimi i tyre nga ana e klubit të Vllaznisë, teksa shumë shpejt pritet të nisin stërvitjen edhe me ekipet e grupmoshave kuqeblu.

Artikulli paraprakTË MËRKURËN NDESHJA ME KROACINË, MITAJ: E VËSHTIRË, MBROJTJEN E KANË TË FORTË! SHPRESOJMË TË MARRIM 1 PIKË
Artikulli tjetërMUNDJE KRAHU, SHKËLQIM KOÇI MEDALJE NË ZVICËR