Propozimet – Ndryshimet në kod për drogën, dënimet në varësi të sasisë së kapur

Dënimi për kultivuesit, trafikuesit apo organizatorët drogave do të përcaktohet nga sasia e kanabisit që do t’u kapet. Ky është një nga propozimet që Ministria e Brendshme ka bërë në draftin e dorëzuar ne qeveri për disa ndryshime ne kodin penal në fushën e kultivimit dhe trafikimin e drogave Sipas propozimeve të reja nuk duhet të dënohet njëlloj si ata persona që i kapet një sasi e vogël, por jo për përdorim vetjak dhe si atij që i kapet një sasi me e madhe lënde narkotike, ndonëse vepra penale konsiderohet e njëjtë. Kështu në draft është parashikuar që ai që kapet duke kultivuar, transportuar, tregtuar lëndë narkotike në një sasi që është me shumë se konsumi vetjak, rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg. Ndërsa për organizatorët dhe financuesit e kësaj veprimtarie ekspertët e Ministrisë së Brendshme kanë parashikuar dënime më të rënda që variojnë shtatë deri në dhjetë vjet. Gjithashtu ashpërsim të dënimeve janë parashikuar edhe nëse personat e kapur kane qenë përsëritës të kësaj vepre dhe e kryejnë ne bashkëpunim. Për këtë kategori dënimi është më i lartë nga 8 deri në 12 vite burg. Dënime të renda janë propozuar ehe për poseduesit apo transportuesit e farërave të bimëve narkotike. Nëse këto farëra janë në sasi të vogla poseduesit e tyre rrezikojnë nga 1 deri ne 5 vite burg ndërsa nëse janë në sasi të mëdha dënimet dyfishohen nga pesë deri në dhjetë vite burg. Në draft është parashikuar që përcaktimi i sasive te vogla apo të mëdha të bimëve narkotike apo të farërave do të përcaktohen më një ligj të veçantë. Këto ndryshime propozohen në një kohë ku kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike është kthyer tashmë në fenomen, ku në të gjithë vendin janë shkatërruar mijëra bimë narkotike, ndërsa dhjetëra tonë në proces tharje janë sekuestruar. Gjithashtu policia dhe prokuroria ka arrestuar dhjetëra persona.

Artikulli paraprakFLOTA SHQIPTARE NE EGJE.ANIJA “ORIKU”NE MISIONIN E NATO-S
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDALON TIRANEN. KLASIKJA E FUTBOLLIT SHQIPTAR PERFUNDON PA GOLA,0-0