MAZHORANCA NIS PËRGATITJET, KËRKON BASHKËPUNIMIN E OPOZITËS.Mazhoranca ka përgatitur projekt-ligjin me të gjithë ndryshimet që ka arsyetuar për të bërë në Kodin Zgjedhor.

Drafti i përgatitur nga ekspertët zgjedhorë të mazhorancës do të kalojë në Kuvend, në fillim të sesionit të ri parlamentar në 19 janar. Ndryshimet e bëra në kodin aktual, kanë reflektuar edhe ndryshimet që vijnë si pasojë e miratimit të hartës së re administrative-territoriale, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese.Që në nenin e parë të këtij projektligji, qeveria i përmbahet reformës duke kërkuar heqjen e termit komunë dhe kryetarë komunash, duke theksuar se territori do të ndahen në Bashki. Ligjvënësit kanë përcaktuar që bashkitë me më shumë se 80.000 mijë shtetas me të drejtë vote, të ndahen nga KQZ në më shumë se sa një zonë të Administrimit Zgjedhore duke përcaktuar si kritere për këtë:mundësitë e komunikimit brenda territorit, numrin e përafërt dhe vazhdimsia dhe kompaktësia e territorit. 

Artikulli paraprakVELIAJ: HAPJA E DOSJEVE JO PËR HAKMARRJE
Artikulli tjetërBASHA POHON KËRCËNIMIN E SHULLAZIT