Para Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou dhe në prani të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, janë betuar edhe ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të qeverisë.
Ceremonia e betimit u zhvillua në orën një të pasdites me orën greke.
Sipas mediave greke janë emëruar: Christos-Georgios Skertsos si Ministër i Shtetit, Christos Triantopoulos si Zëvendës Ministër i Kryeministrit, Ioannis Oikonomou si Zëvendës Ministër i Kryeministrit, Georgios Stylios si Zëvendës Ministër i Zhvillimit Rural dhe Thefyos Diafonis Lydofios Therophis.
Këto ndryshime vijnë në një kohë të vështirë për Greqinë teksa prej ditësh është në luftë me zjarret që tashmë kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe kanë djegur qindra shtëpi.