Ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares, braziliani Silvinjo.

Ndryshe nga Edi Reja, i cili shumicën e vitit e kalonte në shtetin fqinj të Italisë, Silvinjo ka vendosur që të shpërngulet për të qëndruar me kohë të plotë në Tiranë, për të qenë edhe më afër futbollit vendës dhe duke u angazhuar gjatë gjithë kohës. Përveç Zabaletës dhe Dorivës, të cilët do të jenë ndihmësit e 48-vjeçarit, bashkë me të do të vijë edhe një përgatitës atletik, të cilin braziliani e ka zgjedhur vetë.

Kështu që do të ketë edhe një largim, me Hamdi Salihin, i cili nuk do të vazhdojë që të jetë në stafin e Kombëtares shqiptare.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE 29 INFEKTIME TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetër“PO PUNOJMË PËR TË TEJKALUAR PROBLEME QË KEMI TRASHËGUAR NGA E KALUARA”, VOA: ÇËSHTJA E DETIT NË GJYKATË, SHQIPËRIA PËRGATITET PËR NEGOCIATAT ME GREQINË